Uashington, 17 korrik, NOA - Universiteti i Harvardit ka shpallur të pavlefshme diplomën e Andrej Bezrukovit. Ky i fundit është njëri nga dhjetë personat e arrestuar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të Rusisë.
Bezrukov ka jetuar në Amerikë nën identitetin Donald Hetfild. Fakulteti për Administratë Shtetërore e ka ndëshkuar atë për shkak të shkeljes së rregullave të universitetit gjatë regjistrimit të të dhënave personale.
Bezrukov dhe Jelena Vavilova (Trejsi Foli) kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara së bashku me dy djemtë e tyre.
NOA