English

Urgjent – Autobuzi i rënë në humnerë në Pukë, dyshohen deri 8 të vdekur

LEXONI KETU, MINUTE PAS MINUTE

Gjegjan, Pukë, 17 Korrik 2010 NOA – Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur para pak minutash në afërsi të fshatit Gjegjan në rrethin e Pukës, përgjatë rrugës Rrëshën-Fushë Arrëz, raportohen deri tetë të vdekur, informon korrespondenti i agjencisë NOA por te dhenat jane paraprake.

Ndërkohë raportohet numër i madh të plagosurish, rreth 20, kurse nuk konfirmohet numri i përgjithshëm i personave që gjendeshin në autobus.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Autobusi sikundër mësohet nga vendngjarja ka rënë nga humnera në ujërat e lumit Fan.

Lartësia nga prej është rrëzuar autobusi është mëse 500 metra mbi nivelin e detit.

Autobusi ishte nisur nga Tirana. Në autobus mësohet të ketë patur edhe fëmijë.

Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje dhe urgjencës spitalore ende nuk bëhet i ditur numri i viktimave nga ky aksident por raportohet paraprakisht te kene vdekur te pakten kater vete ndersa numri i tyre mund te jete i dyfishte.

Mendohet se humbja e kontrollit ka devijuar nga rruga autobusin duke bërë që ai të rrëzohet në humnerë.

Raportim minutë pas minute / Gjegjan, Pukë, 17 Korrik 2010 NOA Përditësimi i fundit 19.19-

Mbërrin helikopteri i katërt në Ushtarakun e Tiranës

Edhe një tjetër helikopter mbërriti në këto momente që transmetojmë në kohë reale, raporton gazetari i agjencisë NOA nga në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Me këtë helikopter të katërt erdhën edhe dy fëmijë të tjerë duke shkuar në tetë numri i të plagosurve të mbërritur në Ushtarak, mes tyre pesë fëmijë.

Një helikopter i tretë mbërriti këto çaste në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjeti fluturues dërgoi në urgjencë një tjetër fëmijë të aksidentuar.

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak minutash me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Shkon në 6 numri i të plagosurve që mbërrijnë në Ushtarakun e Tiranës

Një helikopter i tretë mbërriti këto çaste në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mjeti fluturues dërgoi në urgjencë një tjetër fëmijë të aksidentuar.

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak minutash me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Shkon në 5 numri i të plagosurve që mbërrijnë në Ushtarakun e Tiranës

Edhe një fëmijë ka mbërritur para pak çastesh me një helikopter të dytë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai paraqet plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Me një tjetër helikopter para disa minutash kishin mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Vdes shoferi i tragjedisë

Shoferi i tragjedisë rrugore, Zef Mark Frroku, i cili drejtonte autobusin me targa të Pukës, PU 1330 A, ka gjeture vdekjen në aksidentin e sotëm, konfirmoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar nga Policia e Shtetit.

“Drejtuesi i autobusit, ka qenë me leje të rregullt drejtimi të mjetit. Ai ka qenë njeri me përvojë në punë dhe nuk ka të dhëna për gabime në drejtim të autobusit. Aksidenti, dyshohet se ka ardhur nga shkarja e autobusit në udhëtim e sipër”, - i thanë agjencisë NOA, burimet zyrtare nga Policia e Shtetit.

Katër të plagosur në Ushtarakun e Tiranës

Me një nga helikopterët kanë mbërritur katër persona të plagosur nga tragjedia rrugore. Janë tre meshkuj në moshë të rritur dhe një fëmijë i vogël, 3-vjeçari E.K., që gjenden tashmë nën kujdesin e mjekëve.

Identifikohen disa nga viktimat

Janë identifikuar shtatë nga dhjetë personat e konfirmuar si të vdekur në aksidentin e sotëm. Jozyrtarisht, emrat e të vdekurve janë:

Adem Mustafa 50 vjeç

Arsen Marku 12 vjeç

Martina Lleshi 30 vjeçe

Mimoza Shani 30 vjeçe

Paulin Gjoni 22 vjeç

Alma Marku

Arbiola Marku

Tre viktima të tjerë, dy prej të cilëve në spitalin e Pukës dhe një në vendngjarje, ende nuk është arritur identifikimi i tyre.

Zyrtare: 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë gjetur vdekjen në aksidentin e sotëm në rrugën kombëtare Rrëshen-Fushë Arrëz. Klejda Plangarica, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i konfirmoi Agjencisë NOA se “janë dhjetë të vdekur, ku tetë persona u konfirmuan të pajetë në vendngjarje kurse dy të tjerë gjenden të vdekur në spitalin e Pukës”.

Sakaq, Policia e Shtetit flet dhe për afro 34 të plagosur, ku 14 janë në gjendje më të rëndë.

Në spitalin Ushtarak mbërrijnë 2 të plagosur

Kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës dy nga të plagosurit e tragjedisë rrugore të pasdites së sotme, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga ky spital.

Tragjedia, dyshohen 8 të vdekur e 14 të plagosur rëndë

Në tragjedinë rrugore të pasdites së sotme, dyshohet se janë të paktën tetë të vdekur kurse raportohet edhe për 14 persona të plagosur që në gjendje të rëndë janë dërguar në urgjencat spitalore. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Ministria e Brendshme: Po punojme ne vendngjarje

Ministria e Brendshme eshte duke marre masa per te mundesuar nje operacion shpetimi qe te mos rritet numri i viktimave, i thane agjencise NOA, burime zyrtare nga kjo ministri.

Berisha anulon inaugurimin e Shkozetit

Kryeministri Sali Berisha anulon axhendën e tij për shkak të tragjedisë rrugore ku raportohen rreth shtatë të vdekur në rrugën Rrëshën-Fushë Arrëz, i tha agjencisë NOA, zëdhënësja e shefit të Qeverisë, Erla Mëhilli.

“Kryeministri vendosi të anulojë përurimin e rrugës së Shkozetit e planifikuar për pasditen e sotme dhe shkak për këtë anulim është aksidenti i rëndë i ndodhur në Fushë Arrëz”, - deklaroi Mëhilli për agjencinë NOA.

Ministri i Shendetesise: Dyshohen 7 te vdekur

Dy persona te vdekur mberriten pak caste me pare ne spitalin e Rreshenit e bashke me ta edhe kater te tjere te plagosur ne gjendje te rende, konfirmoi Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ne nje prononcim per ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas z.Vasili, të paktën shtatë persona dyshohet të kenë gjetur vdekjen dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Gjegjan në rrethin e Pukës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica, i tha agjencisë NOA se aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Rrëshen-Fushë Arrëz.

Plangarica tha se ende nuk konfirmohet numri i përgjithshëm i personave që gjendeshin në autobusin me targa të Durrësit, që kryente itinerarin Rrëshen-Durrës kurse paraprakisht tha se dyshohen 6 të vdekur.

Autobusi sikundër mësohet nga vendngjarja ka rënë nga humnera në ujërat e lumit Fan.

Lartësia nga prej është rrëzuar autobusi është mëse 500 metra mbi nivelin e detit.

Autobusi ishte nisur nga Tirana. Në autobus mësohet të ketë patur edhe gra e fëmijë.

Mendohet se humbja e kontrollit nga shoferi, Zef Marku, ka devijuar nga rruga autobusin duke bërë që ai të rrëzohet në humnerë.

NOA Vijon...

KOMENTE