English

Urgjent – Berisha del në konferencë të jashtëzakonshme shtypi në Kryeministri

LEXONI KETU, MINUTE PAS MINUTE

Tiranë, 17 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Kryeministri Berisha do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21.00 sonte, konfirmoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar i kabinetit qeveritar.

Konfirmohet se konferenca për shtyp do të jetë tërësisht për tragjedinë rrugore të ndodhur sot pasdite.

Më herët, para pak minutash, Kryeministri Sali Berisha ka folur nga mjediset jashtë Spitalit Ushtarak të Tiranës ku kreu një vizitë të shkurtër për të parë nga afër të plagosurit e tragjedisë së sotme rrugore.

Gazetari i agjencisë NOA ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe raporton se z.Berisha foli për mediat: “Janë të tjerë të plagosur me trauma dhe plagë të ndryshme. Por ka dhe njerëz në shtretërit e Reanimacionit që po luftojnë me vdekjen”, - pohoi z.Berisha.

“Janë marrë dhe po merren të gjitha masat që t’u jepet e gjithë ndihma e nevojshme të plagosurve”, - siguroi kryeministri.

“Me këtë rast shpreh për familjet e viktimave, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare”, - tha më tej Kryeministri.

“Të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen nga traumat, pasojat e saj që kanë pësuar në këtë aksident”, - vijoi Berisha.

Ai tregoi më pas se të tjerë të plagosur po dërgohen për ndërhyrje mjekësore duke përmendur dhe dy që janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

r.b/r.n/NOA

KOMENTE