Vlorë: Humb Jetën 34- Vjecari, Peshkonte Me Dinamit
VLORË, 17 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Ka humbur jetën aksidentalisht teksa po gjuante peshk me dinamit një 34 vjeçar nga Vlora.
Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur të shtunën për ATSH-në se "ngjarja ndodhi sot në mesditë në vendin e emërtuar "Raguza 1" në gadishullin e Karaburunit, kur 34 vjeçari Viktor Leskaj, peshkonte duke përdorur lëndë plasëse, e cila i ka shpërthyer ne duar. Si pasojë të plagëve të rënda të marra në pjesë të ndryshme të trupit, 34 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë".
Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, mendohet se shkak i shpërthimit të dinamitit ishte pakujdesia e vetë viktimës. /m.sh//a.ke/