English

Zgjedhje të parakohshme në Australi

Canberra, 17 korrik, NOA – Australia do të zgjedh më 21 gusht një parlament të ri. Zgjedhjet e parakohshme u njoftuan nga kryeministrja e vendit Julia Gillard në Canberra.

Në fund të qershorit ajo doli në krye të qeverisë si pasuese e kryeministrit të dorëhequr Kevin Rudd.

Politikanja laburiste është gruaja e parë në krye të shtetit australian. Paraardhësi i saj Rudd sipas anketave të ndryshme kishte humbur popullaritetin e tij para së gjithash për shkak të një takse të diskutueshme për ministrat dhe politikës së tij ndaj klimës. Më pas ai dha dorëheqje nga të gjitha postet e tij.

NOA

KOMENTE