English

Aksidenti fatal, Berisha sot në Fushë-Arrëz te familjet e viktimave

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Tiranë, 18 Korrik, NOA – Pasi ka zhvilluar dje pasdite një vizitë pranë të plagosurve të aksidentit fatal në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën 14 persona, kryeministri Berisha mësohet se do të zhvillojë sot një vizitë te familjet e viktimave.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Këshillit të Ministrave për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se kryeministri do të udhëtojë sot drejt Fushë-Arrëzit, për të zhvilluar vizitë ngushëllimi në familjen Mustafa të këtij qyteti.

Kjo familje ka shënuar edhe humbjen më të madhe nga ky aksident, pasi prej saj janë shënuar disa viktima, si Lavdie Mustafa, 41 vjeç; Edona Mustafa, 12 vjeç dhe Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, ndërsa disa persona të tjerë të saj gjenden të plagosur në mjediset e Spitalit Ushtarak.

“Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t’u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare, ti siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma, që kanë pësuar nga ky aksident”, ka thënë dje për mediat kryeministri Berisha pas vizitës së kryer në mjediset e Spitalit Ushtarak, tek të plagosurit nga aksidenti fatal... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE