Aksidenti/ Fushe Arrez: Berisha Ngushellon Familjet Marku, Gjoni E Gjergji
I
FUSHE ARREZ, 18 Korrik/ATSH-A. Myrte/. - Kryeministri Berisha shkoi sot në mesditë edhe në fshatrat Shkozë dhe Gion, për t'u shprehur ngushellimet familjeve Marku, Gjini dhe Gjergji, të cilët kanë humbur familjarë në aksidentin e djeshëm automobilistik.
Gjate vizites ne familjen Marku, që ka humbur dy pjestare te saj (gruaja bashke me djalin), Berisha tha se, "fjalet nuk e shprehin dot dhimbjen e madhe. Por, kete drame e ndani sot me te gjithe shqiptaret, qe qajne dhe luten me ju per njerezit qe nuk i keni dhe ata qe ndodhen ne spital".
Gjate vizites ne familjen Gjoni, e cila ka humbur djalin, Paulinin, 28 vjeç, Kryeministri Berisha u shpreh se, "erdha te ndaj kete zi me ju, qe ka sjelle pikellim tek ju dhe familje te tjera. Uroj qe te gjeni force per te perballuar kete dhimbje shume te madhe", ndërsa e cilesoi aksidentin si "teper tragjik".
Berisha siguroi se "qeveria do te beje ç'eshte e mundur per ata qe jane te plagosur dhe po trajtohen ne spital".
Familjaret e viktimave i shprehen kryeministrit Berisha respektin per kete vizite qe ai beri per kete fatkeqesi te madhe e tyre.
Viziten e fundit, kryeministri Berisha e beri ne familjen e drejtuesit te mjetit, Zef Gjergji ne fshatin Gion, i cili gjeti vdekjen. Duke u shprehur ngushellimet familjareve dhe te afermve, Kreu i Qeverisë e cilesoi aksidentin si "nje tragjedi te madhe".
Kryeministri Berisha shkoi sot në Fushë Arrëz, ku ngushëllimin e parë e parë e bëri tek familja Mustafa, që ka humbur 3 vetë në aksidentin e djeshëm automobilistik. Gjate ketyre vizitave ngushelluese, kryeministri Berisha shoqerohej nga deputete te zones, perfaqesues te prefektures dhe autoriteteve lokale.
Dje në mbrëmje Kryeministri Berisha vizitoi të plagosurit e mbrritur në Spitalin Ushtarak në Tiranë nga aksidenti i ndodhur në fshatin Dom të komunës Gjegjan të Fushë Arrëzit, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë.
Më vonë, po dje, qeveria shpalli ditën e sotme Ditë zie Kombëtare, ndërsa mori përsipër të gjitha shpenzimet për ceremonitë mortore të familjeve të përfshira në këtë aksident tragjik. /a.ke/