English

Aksidenti/ Ne Puke, Dhimbje E Madhe Ne Pritje Te Ceremonive Mortore

-Raporton i dërguari i posaçëm i ATSH-në në vendgjarje- PUKE, 18 Korrik/ ATSH, Andi Myrtaj/- Të gjithë banorët në qytetin e Pukës janë të shokuar nga aksidenti tragjik që ndodhi dje, 40 km larg qytetit, kur autobuzi me 26 pasagjerë ra në një humnerë në fshatin Dom në komunën e Gjegjanit. Një atmosferë dhimbjeje ka pushtuar qytetin e vogël në veriperëndim të vendit. Gjatë gjithë natës së mbrëmshme, lokalet dhe rrugët e qytetit ishin plot me banorë, të cilët kanë ndjekur me ankth njoftimet që jepnin mediat televizive. Mes tyre edhe deputetë të Kuvendit, prefekti i Pukës, drejtues të Policisë së Shtetit, etj. Të aksidentuarit janë kryesisht nga fshatrat e rrethit të Pukës dhe Fushë Arrëzit, një pjesë eë të cilëve tashmë janë dërguar pranë familjeve, ku po përgatiten ceremonitë mortore. Burime të Policisë bëjnë të ditur se nuk është gjetur deri tani asnjë i mbijetuar. Nga 26 udhëtartë, 14 kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë të plagosur dhe po trajtohen në spitalet e Tiranës dhe Shkodrës. Qindra mjete janë duke ardhur përgjatë gjithë natës dhe sot që në orët e para të mëngjesit nga rrethe të ndryshme, në solidaritet dhe për t'ju gjendur pranë familjeve, që po përballen me këtë tragjedi të dhimbshme njerëzore. Pjesa më e madhe e të humburve nga jeta, janë nga fshatrat e rrethit të Pukës, ku dhimbja më e madhe duket se është në familjen Mustafa, që ka humbur 3 pjesëtarë. Mbrëmë u mirëprit dhe u vlerësua nga banorët vendimi i qeverisë që ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare si dhe vendimi për përballimin e 14 ceremonive mortore që pritet të kryhen sot në fshatrat dhe në Fushë Arrëz. Ndërkohë pritet që të mbrrijnë nga Tirana autoritete të larta shtetërore për të marrë pjesë në këtë dhimbje të madhe, që ka përfshirë qytetin e vogël verior./n.m/
KOMENTE