English

Aksidenti rrugor, Haradinaj ngushëllon Berishën

Prishtinë, 18 korrik, NOA – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përcjellë ngushëllimet e tij kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe gjithë Shqipërisë me rastin e aksidentit fatal që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

“Tragjedia e djeshme goditi familjet e atyre që humbën jetën në aksident, Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe të gjithë neve, andaj në këto momente ndajmë dhimbjen me qeverinë shqiptare dhe mbarë kombin, me lutjen që kjo të jetë tragjedia e fundit për ne”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit të AAK-së.

Duke shtuar se ai ndan dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi, me qeverinë shqiptare dhe të gjithë të pikëlluarit e tjerë, kurse personave të lënduar iu uron shërim sa më të shpejtë pas aksidentit.

n.e/NOA

KOMENTE