English

Angli, falimenton agjencia turiste: 16.000 turistë të braktisur në Greqi dhe Turqi

Londër, 18 korrik 2010, NOA - Gjashtëmbëdhjetë mijë turistë britanikë janë braktisur në Turqi dhe Greqi, pas falimentimit të agjencisë turistike Goldtrail i specializuar për udhëtime në këto të dy vendet mesdhetare.

"Kompania ka pushuar të gjitha aktivitet", ka deklaruar pa dhënë më tej sqarime zëdhënësi i kësaj agjencie.

Ndërkohë Civil Aviation Authority ka bërë të ditur se do kujdeset që të kthejë në atdhe të gjithë turistët e pafat.

a.e./NOA

KOMENTE