Catania, Itali, 18 Korrik 2010NOA - Kishte instaluar një uebcam nën dysheme e dhomave të zhveshjes së femrave dhe kjo për të kapur imazhe të vajzave të zhveshura plotësisht në plazhet e Catanias.
Pasi arrinte të siguronte këto pamje, ai i dërgonte ato në një sit amerikan ku aty publikoheshin.
Zyrtarisht policia tha se një 30 vjeçar nga Catania është identifikuar nga hetimi i kryer dhe është akuzuar për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale.
Hetimet kanë filluar pas ankesës së një vajze e cila rastësisht kishte parë fotografinë e saj në ueb.
Tridhjetëvjeçari kishte dërguar imazhet në SHBA për të marrë pjesë në konkursin “Operacioni femëror ... Ne jemi të gjithë agjentë sekretë dhe tani jemi në veprim”.
Hetuesit, pasi morën ankesën e viktimës, zbuluan se personi në fjalë kishte vendosur prej vitesh një kamerë nën dyshemenë e drurit në dhomën e zhveshjes së vajzave dhe më pas kishte dërguar me qindra foto të grave lakuriq në sitin e internetit të quajtur “Solarium”.
Seksioni i këtij siti me imazhe të fituara në mënyrë të paligjshme është konfiskuar. Tridhjetëvjeçari, në pyetësorin e ndërmarrë nga hetuesit, pranoi përgjegjësinë për publikimin e fotografive.
r.b/NOA