Bagdad, 18 Korrik NOA - Një sulm kamikaz ndaj një milicie pro-qeveritare në rrethin perëndimor të Radwaniya në Bagdad, ka lënë të vdekur 43 persona dhe të paktën 9 të plagosur. Lajmi u njoftua nga policia lokale.
Kamikazi u afrua në radhën e formuar nga qindra luftëtarë dhe kur njëri prej tyre u përpoq për të ndaluar bomba u aktivizua.
{youtube}AN6X5IbtuNM{/youtube}
“Një shpërthim vetëvrasës i kryer rreth orës 8:30, kundër një zyre në Sahwa”, - tha një burim në Ministrinë e Brendshme.
Bilanci është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ky sulm kundër Sahwa, i kryer nga rebelët, vjen i rrjedhojë e bashkimit të tyre në luftën kundër al-Kaidës, e cila luajti një rol të rëndësishëm në rënien e theksuar të dhunës në Irak.
r.b/NOA
{youtube}um7Fbjjl2-E{/youtube}