English

Axhenda Ndërkombëtare 18 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve që po bëhen kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që testet e kryera në pus pritet të bëjnë të mundur të thuhet se ai mund të qëndrojë i mbyllur në pritje të një zgjidhjeje të përhershme që mbështetet në puset paralele. TË TJERA -------------- GAZA/JERUSALEM - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton shkon në Rripin e Gazës për një vizitë disaorëshe përpara se të takohet me drejtuesit izraelitë në Jerusalem, ndër të cilët kryeministri Benjamin Netanjahu. VJENË - Fillon në orën 17:00 konferenca e 18-të ndërkombëtare për SIDË-n që do të vazhdojë deri më datën 23 korrik dhe që organizohet çdo dy vjet nga Shoqëria ndërkombëtare e SIDA-s gjatë të cilës më tepër se 20 000 shkencëtarë, mjekë dhe anëtarë të shoqatave do të diskutojnë për pista të reja kundër një sëmundjeje që ka shkaktuar 2 milionë të vdekur në vitin 2008 dhe 25 milionë që prej shfaqjes. JERUSALEM - I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell takohet me Benjamin Netanyahu në kuadrin e përpjekjeve amerikane për fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve. KAJRO - Takim mes presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe George Mitchell, të cilët do të diskutojnë për paqen në Lindjen e Mesme. Presidenti egjiptian do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit palestinez Mahmud Abas si dhe me Benjamin Netanjahun. ASTANA - Vizitë në Kazakistan e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila takohet me presidentin e kësaj ish-republike sovjetike të Azisë Qendrore të pasur me hidrokarbure, Nursoulltan Nazarbajev. DAMASK - Vizitë e kryeministrit libanez Saad Hariri në Damask për bisedime ekonomike me homologun sirian Mohammad Naji Otri dhe nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. BELGRADE - Vizitë zyrtare e presidentit kroat Ivo Josipoviç. /I.Pu.
KOMENTE