Barcelonë, 18 Korrik NOA - Adriano Correia është zyrtarisht blerja e dytë sezonale në këtë merkato për skuadrën e Barcelonës. Mbrojtësi brazilian i krahut, i cili luante në radhët e Siviglia, erdhi tek ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola për një shifër prej 9.5 milionë euro.
Vetë lojtari ka firmosur një kontratë, e cila do ta lidhë me Barçën për katër vjet.
Klauzola e përgjithshme arriti shifrën e 90 milionë eurove. Adriano në skuadrën e Barçës do të veshë fanellën me numrin 21.
r.b/NOA