English

BE: Bullgaria, shpërdoruesja e madhe e fondeve evropiane

Sofje, 18 Korrik, NOA – Brukseli e renditi Bullgarinë në vendin e parë për shkak se paraqitjet e parregullsive në vitin 2009 në krahasim me vitin e kaluar janë rritur për 134 për qind.

Në raportin e Komisionit Evropian, të publikuar në media në Sofje, precizohet se parregullsitë nuk janë shpërdorime dhe mashtrime, por prishje e disiplinës financiare të Bashkimit Evropian.

Komisioni, vërejtje të veçanta ka në shfrytëzimin e mjeteve të fondeve paraqesë FAR, ISPA dhe SAPARD. Nga mjetet sipas projektit SAPARD, Bullgaria duhet në buxhetin evropian të kthejë 41 milionë euro, ndërsa të gjitha vendet-anëtare të tjera së bashku - 20 milionë.

Brukseli nuk është i kënaqur sepse Bullgaria nuk ka vepruar në mënyrë parandaluese, por ka pritur revizion, pas çka i ka pranuar parregullsitë. Në Bruksel shpresojnë se rritja drastike e parregullsive dhe rastet e shpërdorimeve do të zvogëlohen pas përfundimit të procedura gjyqësore në vitet e ardhshme.

NOA-INA

KOMENTE