English

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Shkozë, Pukë, 18 Korrik 2010 NOA – “Këtë dramë dhe fatkeqësi e ndani sot me të gjithë shqiptarët, të cilët qajnë dhe luten me ju”.

Kështu u tha Kryeministri para pak minutash familjarëve Marku në fshatin Shkozë të rrethit Pukë ku kreu një vizitë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA që ndjek vizitën e shefit të qeverisë dhe ceremonitë funerale.

“Për ju si vëlla dhe për nënat e motrat, kjo është dita më e zezë e jetës”, - tha Berisha familjes Marku që sot ka mortin në shtëpi.

“Kjo është dita më e rëndë, dita më e vështirë. Ju keni përjetuar një ditë të rëndë. Çfarëdo që të shprehin fjalët, ato nuk mund të shprehin pikëllimin e madh për humbjen e nënës, djalit”, - u shpreh i trishtë kryeministri.

Më tej z. Berisha u shpreh: “Uroj që ata që janë në spital të shërohen sa më shpejt”.

Kryeministri premtoi në këtë kuadër se qeveria do të bëjë gjithë ç’është e mundur që të shpëtohen jetët e të plagosurve që ndodhen ende në gjendje rreziku.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar. Jemi të gjithë së bashku për ta përballuar këtë gjëmë. Uroj që të gjeni forcat dhe uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, theksoi kryeministri.

Kurse më tej, u tha familjarëve të pikëlluar: “Të gjithë shqiptarët do të donin të ishin këtu me ju. Për të marrë copëza dhimbjeje nga dhimbja juaj”.

Dhe duke përfunduar, shtoi: “Në çdo vatër shqiptare sot zia juaj është dhimbja e vërtetë”.

a.b/NOA

Berisha te familja Marku: Të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me ju, dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme dhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

KOMENTE