RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE
SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA
Fushë Arrëz, 18 Korrik, NOA – Familja Mustafa nga qyteti i Fushë-Arrëzit ka hapur dyert e zisë për të pritur ngushëllimet mbi tre viktimat brenda saj, të cilët humbën dje jetën gjatë aksidentit fatal të aksin Fushë Arrëz-Durrës.
Siç bën me dije korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, dhimbja është e madhe dhe i gjithë ky qytet gjendet në zi ditën e sotme.
Ndërkaq, pritet që aty të mbërrijë sot edhe vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili do të marrë pjesë në ngushëllimet ndaj kësaj familje të lënduar më shumë prej të gjithëve nga tragjedia e rëndë e ditës së djeshme në veri të vendit.
Viktimat e kësaj familje janë Lavdie Mustafa, 41 vjeç; Edona Mustafa, 12 vjeç dhe Adem Mustafa, rreth 52 vjeç.
Ndërsa nga Spitali Ushtarak, gazetari i NOA-s raporton se edhe një vajzë e vogël,
pjesëtare tjetër e familjes Mustafa gjendet në gjendje të rëndë për jetën ...(vijon).
n.e/NOA