Gjermani, 18 Korrik NOA - Në Saksonia policia ka ekperimetnuar duke përdorur shpendët grabitqarë për kërkimin e kufomave në zonat malore.
Shefi i policisë, Rainer Hermann, beson se këto shpendëve, janë shumë më të aftë në këtë detyrë sesa qentë pasi kanë një nuhatje më të zhvilluar.
Gjatë këtij eksperimentimi agjentët e policisë janë shoqëruar dhe nga Sherlock, një shpend grabitqar i cili është trajnuar për të shërbyer si një radar i kufomave.
Në bazë të përvojës së Sherlock, që është i trajnuar në një projekt global për përdorimin e grabitqarëve në kërkim të kufomave, varet dhe zgjedhja e policisë për këtë eksperimentim.
“Shpendët, - tha shefi i policisë së Saksonisë së ulët, Ranier Hermann, - arrijnë të nuhasin një mi dhe në një distancë prej 1 mijë metrash dhe si rrjedhojë do të jenë në gjendje të nuhasin shumë më mirë se sa qentë apo vetë policët”.
r.b/NOA