Mumbai, 18 Korrik NOA - Gjykata e Lartë e Mumbait ka vendosur se hyjnitë nuk mund të ndërhyjnë në tregun e aksioneve. Ajo që e detyroi gjykatën për të ndërhyrë ishte Prona Financiare e familjes mbretërore të ish-Sangli, në shtetin perëndimor të Maharashtra, i cili kishte nënshkruar në emrin e disa hyjnive, duke përfshirë këtu edhe elefantin-zot, Ganesha.
Depozituesi Kombëtar i Sigurimeve të Kufizuara kishte kundërshtuar menjëherë këtë ide, duke shpjeguar, se në rast të parregullsive do të ishte tepër e vështirë për të sfiduar perënditë.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kanë dhënë vendimin e tyre të fundit: “Zotat dhe perëndeshat janë për t’u nderuar ne tempuj dhe nuk duhet të jenë të tërhequr në biznese të tilla si letrat me vlerë”.
r.b/NOA