English

Irak - Arrin Në 43 Bilanci I Viktimave Të Atentatit Pranë Bagdadit

BAGDAD, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 43 persona kanë gjetur vdekjen sot në një atentat kamikaz kundër një baze të ushtrisë irakiane në perëndim të Bagdadit, ku milicë anti-Al-Kaida kishin shkuar të merrnin pagat, mësohet nga një bilanc i ri i burimeve në Ministritë e Brendshme dhe të Mbrojtjes. "Të paktën 43 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur kur një kamikaz hodhi veten në erë rreth orës 08:30 (05:30 GMT) në hyrjen kryesore të një baze të ushtrisë ku anëtarët e Sahva-s ishin duke marrë pagat në Radwaniya, një ish-bastion i Al-Kaidës, 25 kilometra nga kryeqyteti", u shpreh një burim në Ministrinë e Brendshme. Ky bilanc dhe rrethanat e atentatit janë konfirmuar nga një burim në Ministrinë e Mbrojtjes. /I.Pu.
KOMENTE