Irak - Të Paktën Nëntë Të Vdekur Dhe 29 Të Plagosur Nga Një Atentat Kamikaz
BAGDAD, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën sot në mëngjes në një atentat kamikaz kundër një milicie anti-Al-Kaida në Al-Balasim, një lokalitet 25 kilometra në perëndim të Bagdadit, njoftojnë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme.
"Një kamikaz hodhi veten në erë rreth orës 08:30 (05:30 GMT) kundër një zyre në Sahva", bëri të ditur një burim në Ministrinë e Brendshme. Bilanci u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes.
Ajo iu referua milicive të përbëra nga ish-rebelë të bashkuar me luftën kundër Al-Kaidës, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e akteve të dhunës në Irak që prej dy vjetëve.
/I.Pu.