Izrael - Fillon Takimi Mes Netanjahut Dhe George Mitchell
JERUSALEM, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takua sot në mëngjes në Jerusalem me të dërguarin amerikan George Mitchell, njoftoi zëdhënësi i tij.
"Netanjahu dhe Mitchell filluan sot një takim në kryeministri dhe ai pritet të vazhdojë rreth një orë", njoftoi AFP-në Mark Regev pa dhënë hollësi për çështjet që do të trajtohen.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të nxisin bisedime të drejtpërdrejta paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve të cilët filluan në maj bisedime jo të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Mitchell.
Bisedimet e drejtpërdrejta janë pezulluar gjatë ofensivës ushtarake izraelite kundër Rripit të Gazës (27 dhjetor 2008-18 janar 2009).
Gjatë një takimi të zhvilluar dje në Ramallah, Cisjordani, me Mitchell, presidenti i Autoritetit palestineze Mahmud Abas kërkoi garanci lidhur me mosmarrëveshjet për kolonizimin hebre dhe të Jerusalemit Lindor përpara rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin.
Sipas zëdhënësit të tij, Netanyahu pritet të shkojë sot në Egjipt për bisedime me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, menjëherë pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë izraelite.
Programi i Netanjahut parashikon bisedime në mbrëmje në Jerusalem me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, bëri të ditur Regev.
/I.Pu.