Torino, 18 Korrik NOA – “Dëshiroj të qëndroj tek Juventusi. Në qoftë se ndodhem këtu është pasi dhe vetë drejtuesit e klubit e mendojnë si unë. Pak më parë se të nisesha në pushime, kam biseduar si me Marotta ashtu dhe me Delnerin dhe gjithçka u sqarua në mënyrën më të mirë”, - këto ishin fjalët e brazilianit Diego, i cili në këtë deklaratë të dhënë për mediat italiane ka hedhur poshtë të gjithë zërat që flisnin për një largim të mundshëm të tijin.
Për sa i përket zërave të merkatos, ai ka pohuar se shpeshherë e shqetësojnë dhe sidomos kur nuk janë aspak të vërteta. Diego ka theksuar se është tepër i lumtur në ekipin e Juventusit dhe është shprehur tepër optimist për sezonin e ardhshëm.
Është bërë e ditur se në miqësoren e ardhshme me Hamburgun, braziliani do të nisë lojën që nga minuta e parë.
r.b/NOA