English

Kërkohet vëllai i të miturit që vrau policia, kapet futbollisti i Besëlidhjes

Lezhë, 18 Korrik 2010 NOA Update – Dy persona u arrestuan disa minuta më parë në Lezhë pasi dyshohen si personat që së bashku me një të tretë që u shpall person në kërkim, kanë kryer grabitje me armë të tre shtetasve malazezë në rrugë si dhe një ditë më parë kanë shkëmbyer zjarrin me policinë.

Të arrestuarit janë futbollisti i Besëlidhjes së Lezhës, Vladimir Nikolli, 30 vjeç Flori Nikolli 25 vjeç. Sipas policisë, të dyshuarit shkëmbyen zjarr një ditë më parë me forcat policore në Balldre të Lezhës.

"Ndalimi i tyre u be per arsye se keta shtetas ne bashkepunim me njeri tjetrin, gjithashtu edhe ne bashkepunim me shtetasin Ardit Skandaj i datelindjes 1987, i cili eshte shpallur ne kerkim, se me date 14.07.2010 kane kryer vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim ndaj tre shtetasve malazese ne vendin e quajtur kryqezimi i Kallmetit ne superstraden Lezhe – Shkoder. Eshte gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale motorri i markes Honda, me te cilin autoret kane kryer grabitjen dhe qe i perkiste shtetasit Flori Nikolli", - tha zyrtarisht policia e Lezhës.

Në fakt shkëmbimi i zjarrit u krye për disa minuta dhe ishte fatal për një 16-vjeçar i cili mbeti i vrarë nga policia ndonëse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Sakaq policia ka thënë se ka shpallur si person në kërkim, të tretin e dyshuar të grabitjeve, dhe Ardit Skanaj 24 vjeç, vellai i viktimes se djeshme Armando Skanaj, 16 vjeç.

“Gjate nje operiacioni per kapjen e shtetasve Flori Nikolli dhe Ardit Skandaj, te cilet ishin konstatuar nga ana e policise se po leviznin me automjetin me targe TR 7870 R, u eshte bere thirrje per te ndaluar, por keta te fundit kane kundershtuar punonjesit e policise, fillimisht duke u perplasur me mjetin e policise ne postobllokun e ngritur per kapjen e tyre, ku mbeti i demtuar lehte nje nga efektivat e policise rrugore, me pas kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policise, ku keta te fundit i jane pergjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur shtetasi me inicialet A, S, vjec 16; i cili ndodhej ne makine me dy autoret e lartpermendur“, - u shpreh zyrtarisht policia lidhur me vdekjen e te miturit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së Shtunës, rreth orës 14.45, ne vendin e quajtur Ura e Cenit ne Lagjen “Besëlidhja” te qytetit Lezhe.

Sipas deklarimit zyrtar të policisë, gjatë nje operacioni per te kapur autoret e dyshuar te grabitjes se ndodhur me date 14.07.2010, te shtetasve malazezë, nje mjeti me targe TR 7870 R i është bere thirrje nga shërbimet e policisë qe te ndalonte.

“Pavarësisht thirrjeve te policise per te ndaluar, personat qe udhetonin me makinen e lartpermendur, kane vazhduar rrugen duke u perplasur me mjetin e policise tip motoçikletë, ne te cilen ndodhej punonjësi i policisë rrugore Dritan Lorenci, i cili eshte demtuar lehtë”, - sqaroi policia,

“Autorët e dyshuar kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policise, e ku keta te fundit i jane pergjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur nje shtetas akoma i paidentifikuar, qe ndodhej ne automjet”, - shtoi Policia e Lezhës.

Në të vërtetë u zbardh se viktima ishte Armando Skanaj, një djalë 16 vjeçar, vëllai i një prej të dyshuarve te grabitjes, i cili sot u shpall ne kerkim.

Pas ngjarjes, automjeti me targa TR 7870 R, është braktisur nga drejtuesi mjetit ne vendin e quajtur Balldre.

a.b/NOA

KOMENTE