English

Kosove - Haradinaj Ngushellon Kryeministrin Berisha Dhe Gjithe Kombin

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka përcjellë ngushëllimet e tij kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe të gjithë kombit, me rastin e tragjedisë së djeshme në aksin rrugor Rrëshen - Fushë Arrëz, ku pas nje aksidenti humbën jetën 14 persona, në mesin e të cilëve edhe disa fëmijë. Kryetari Haradinaj ndan dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi, me Qeverinë shqiptare dhe të gjithë të pikëlluarit e tjerë, kurse personave të lënduar iu uron shërim sa më të shpejtë pas aksidentit. "Tragjedia e djeshme goditi familjet e atyre që humbën jetën në aksident, Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe të gjithë neve, prandaj në këto momente ndajmë dhimbjen me qeverinë shqiptare dhe mbarë kombin, me lutjen që kjo të jetë tragjedia e fundit për ne", thuhet në telegramin ngushëllues drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /a.ke/
KOMENTE