RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE
SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA
Tiranë, 18 Korrik, NOA – Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka mbërritur sot një telegram ngushëllimi nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz ku humbën jetën 14 persona.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë”, thuhet në telegram.
Duke shtuar se ai merr pjesë në këtë dhembje, dhe i lutet homologes së tij shqiptare, të pranojë ngushëllimet e sinqerta të palës kosovare.
“Ngushëllimet më të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, shkruan më tej Krasniqi.
Duke përfunduar se Republika e Kosovës solidarizohet fuqishëm me dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen fatale.
n.e/NOA
Berisha te familja Marku: Të gjithë shqiptarët qajnë me ju
Ngushëllimet, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë
Krasniqi: Kosova ndan me ju, dhimbjen për aksidentin
Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi në Sanatorium
Tragjedia e rëndë, e pranishme dhe në mediat e huaja
Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat
Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet
Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare