English

Krasniqi-Topallit: Kosova Bashkendjen Dhembjen E Shqiperise

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kosova bashkëndjen dhembjen e Shqipërisë për aksidentin tragjik në Fushë Arrëz. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Në të mes të tjerave, shprehet hidhërimi i thellë për lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë. Në këtë mesazh, Krasniqi shpreh pjesëmarrjen në këtë dhembje, duke dërguar "ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Shqipërisë, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë". "Republika e Kosovës solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndjen dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeparlamentarit kosovar Krasniqi dërguar kryeparlamentares shqiptare Topalli. /a.ke/
KOMENTE