English

Luftë mes narko-trafikantëve dhe policisë, 12 të vrarë

Meksikë, 18 Korrik NOA - Një tjetër ditë lufte e gjaku mes trafikantëve të drogës dhe policisë në Meksikë. Bilanci është tepër i rëndë: 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, duke përfshirë këtu edhe tre fëmijë në gjendje të rëndë.

Teatër i kësaj masakre të radhës ka qenë sërish qyteti i Nuevo Laredo, në Meksikën verilindore, në afërsi të kufirit me Teksasin.

Kanë qenë të shumta orët që kanë kaluar, duke u qëlluar me kallashnikovë, bazuka dhe granata ndërmjet narko-trafikantëve dhe policisë.

Ndërkohë në Ciudad Juarez, natën e së enjtes, një auto-bombë shpërtheu në një makinë duke vrarë pesë vetë dhe kjo ishte një shenjë e cila u drejtohej autoriteteve duke u thënë:

“Kemi dhe shuma bomba të tjera. Paralajmërimi: “Është një paralajmërim për të gjithë ata që janë në mbështetje të El Chapo”. Dhe firma: “'Sinqerisht, Cartel Juarez”.

Shpërthimi i ditës së enjte i cili u realizua nëpërmjet një celulari në qendër të qytetit, ishte një shenjë hakmarrje për arrestimin e një bosi të “La Linea”, krahut të armatosur të Cartel Juarez, rivalët e “Chapo Guzman”, miliarderit të paligjshëm që është në drejtim të kartelës së Sinaloa.

Analistët pohuan se përdorimi i pashembullt i auto-bombave tregon që luftërat e orëve të gjata në Meksikë kanë hyrë në fazën e “narko-terrorizmit”.

r.b/NOA

{youtube}fQF57uVzc-Q{/youtube}

KOMENTE