English

Meksikë - Shtatëmbëdhjetë Të Rinj Vriten Gjatë Një Feste

TORREON (Meksikë), 18 korrik /ATSH-AFP/ - Shtatëmbëdhjetë të rinj janë vrarë nga një grup personash të armatosur të cilët hapën zjarr gjatë natës në një festë në qytetin Torreon, në Meksikën veriore, njoftoi prokuroria lokale dhe policia. Një duzinë personash të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga grupi i armatosur rëndë, të cilët hynë në kulmin e festës që po zhvillohej në një ambient në periferi të Torreones, kryeqyteti i shtetit Coahuila, në kufi me Teksasin, shpjeguan autoritetet. Sulmi u krye me stilin e pastër të vrasësve që paguhen nga kartelet e drogës. Dhuna në lidhje me krimin e organizuar në Meksikë, përfshi trafikun e lëndëve narkotike, ka shkaktuar në tre ditë 33 të vrarë, përfshi gjashtë policë. /e.v/
KOMENTE