Indi, 19 Korrik NOA - Një eunuk indian, i dënuar me katër vjet burgim, ka vënë në një gjendje konfuzioni autoritetet e paraburgimit të shtetit verior të Punjab.
Një seri e testeve mjekësore dhe e rezultateve kontradiktore kanë rritur konfuzionin në mesin e agjentëve.
Ndërsa në burgun e Patiala, eunuku Sudhesh Kumar konsiderohet një grua, në atë të Ludhiana, siç shkruhet nga “Times of India”, ai është një mashkull.
I burgosuri, i cili është kapur me akuzën e tentimit për vrasje në muajin prill të këtij viti, është shpallur “mashkull”, por sipas mjekëve atij i mungojnë organet gjenitale mashkullore.
r.b/NOA