Pakistan - Clinton Fillon Një Vizitë Për Bisedime Strategjike
ISLAMABAD, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mbërriti sot në Pakistan për një vizitë dyditore gjatë të cilës do të marrë pjesë në bisedime strategjike për forcimin e marrëdhënieve me Isamabadin dhe për ta siguruar atë për mbështetjen në luftën në Afganistan.
Clinton mbërriti në Islamabad, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Ajo do të takohet sot në mbrëmje me kryeministrin Jusuf Raza Gilani dhe me presidentin Asif Ali Zardarfi. përpara një sërë takimesh ditën e hënë me zyrtarë politikë, ushtarakë dhe personalitete të botës së biznesit.
Këto takime synojnë vazhdimin e një "dialogu strategjik" dhe kanë veçanërisht për qëllim zbutjen e ndjenjave antiamerikane në Pakistan.
Kjo vizitë bëhet në prag të një udhëtimi të sekretares së Shtetit të martën në Afganistan për një konferencë të rëndësishme të donatorëve në Kabul.
/I.Pu.