English

Parteshi sot në balotazh për zgjedhjet komunale

Partesh, 18 Korrik, NOA – Në komunën e Parteshit të Kosovës, e cila është me shumicë serbe, zhvillohen sot zgjedhjet për raundin e dytë mbi zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

Lajmi konfirmohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Drejtoria për Planifikime Operacionale, të cilat bëjnë me dijeni se janë bërë të gjitha përpjekjet e duhura për relizimin sa më të mirë të këtij procesi.

Sipas të dhënave statistikore, në këtë komunë kanë të drejtë vote 3.508 qytetarë, ndërsa në garë për kryetar komune janë kandidatët Nenad Cvetkoviç dhe Todor Mirkoviç.

Kandidati i parë në zgjedhjet e 20 qershorit fitoi 47.4 për qind të votave, ndërsa i dyti grumbulloi 25.3 për qind të votave.

Ky numër ka qenë i pamjaftueshëm që ndonjëri prej tyre të marrë postin e kryetarit të komunës së Parteshit.

Komuna e Parteshit është formuar në bazë të planit për decentralizimin të ish-emisarit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari dhe me zgjedhjet brenda saj, në këtë komunë përfundon krijimi i komunave të reja serbe.

n.e/NOA

KOMENTE