English

Pinguinët ngordhin nga të ftohtit: Në Brazil

San Paulo, 19 korrik 2010, NOA - Rreth 200 kafshë detare, veçanërisht pinguinë, breshka dhe pulëbardha u gjetën të ngordhura në plazhet e San Paulos,(Brazil) ndoshta për shkak të një rryme të ftohtë të Atlantikut.

Shumë njerëz gjatë fundjavës në plazhet e Peruibe, Ilha Comprida dhe Praia Grande, gjetën rreth 150 pinguinë të ngordhur dhe kafshë te tjera, kanë thënë burimet lokale.

Janë edhe shumë kafshë të tjera të gjetura në gjendje të rendë, por ende gjallë, që janë dërguar në qendrat veterinare në San Paulo. Ekspertët janë të shqyrtuar shkaqet e ngordhjes së tyre, ndoshta për shkak të mbërritjes në brigjet e rajonit të rrymave të ftohta.

a.e/NOA

KOMENTE