Durrës, 18 korrik, NOA Update – Gruaja kosovare e cila humbi jetën pak minuta më parë në një traget të linjës Trieste-Durrës, mund të ketë qenë viktimë e një ataku kardiak.
Të paktën kështu konfirmojnë paraprakisht forcat e ekipit hetimor të pranishme në vendngjarje, të cilat pohojnë se kanë bërë të mundur identifikimin e saj.
Konkretisht, ajo është Gjylnaze Morina, 48-vjeç dhe shoqërohej në momentet e fundit të jetës së saj, e hipur në traget, nga e bija 11-vjeçare.
Menjëherë në vendngjarje mësohet se kanë mbërritur edhe autoritete të ambasadës së Kosovës, të cilat po interesohen për shtetasen e vendit të tyre, sikundër edhe po kontribuojnë për zbardhjen e ngjarjes me të gjitha detajet e saj të mundshme...(vijon)
n.e/NOA