English

Presidenti i Republikës së Kosovës: Aksidenti, një lajm i kobshëm

Prishtinë, 18 Korrik 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz.

Në vijim teksti i plotë i këtij telegrami: “I dashur President Topi, Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz. Ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar. Uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, - përfundon mesazhi i z.Sejdiu, President i Republikës së Kosovës.

a.b/NOA

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Zbardhen shkaqet e tragjedisë rrugore me 14 të vdekur

Berisha te familja Marku: Fatkeqësia, të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet në familjet e viktimave, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me Shqipërinë dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi i tij në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme edhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

Personat që kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë:

1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini

4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë

5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras

6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë

7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,

8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë

9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,

10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan

11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë

12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë

13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë

14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë

KOMENTE