Presidenti Topi : Apel Qytetarëve Për Të Rritur Standartet E Edukatës Në Qarkullimin Rrugor
TIRANË, 18 Korrik /ATSH - I.Semi / - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i bëri sot apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, që të rrisin standartin e edukatës së qarkullimit në rrugë, duke shtuar se çdonjëri prej nesh duhet ta shikojë jetën si gjënë më të shtrenjtë.
Për herë të dytë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi të dielën pasagjerët e plagosur në aksidentin e djeshëm në Fushë- Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e ekipit mjekësor të këtij spitali.
Presidenti i Republikës , ndërsa foli për gjendjen e të sëmurëve, përgëzoi bluzat e bardha të këtij spitali për gadishmërinë dhe profesionalizimin e treguar, jo vetëm në rastin e djeshëm, por edhe në raste të tjera të emergjencave .
Ndër të tjera , Presidenti Topi i bëri apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të rrisin standartin e edukatës së qarkullimit në rrugë, ndërsa shtoi se çdonjëri prej nesh duhet ta shikojë jetën si gjënë më të shtrenjtë, veçanërisht e rëndësishme, tha ai, është jeta e fëmijëve.
Në këtë apel, Topi kërkoi bashkëpunimin me forcat e rendit, ligjin,etj.
"Polici Rugor nuk duhet parë si personi që të vendosë gjobën, por ai duhet të shihet nga të gjithyë si personi që i shërben ligjit, që i shërben qytetarëve, i shërben atyre që drejtojnë automjetin dhe çdo qytetar duhet të sillet në mënyrë shumë më të qytetëruar gjatë drejtimit të mjetit." tha ai./m.sh//a.gj/