English

Pushimet e verës, 50-vjeçarët bëjnë “kërdinë” me seks në plazhe

Romë, 18 korrik, NOA – Deri dje, thuhej se stina e verës ishte ideale për lidhjet e të rinjve në plazhe, numrin e shtuar të raporteve seksuale të tyre etj.

Por duket se një sondazh i fundit tregon se ata që bëjnë “kërdinë” me seks në plazhe, janë personat e moshës rreth 50-vjeç., qofshin këta burra, por edhe gra.

Sipas psikologëve, është pikërisht kategoria e 50-vjeçarëve, e cila tradhëton më shumë gjatë verës.

“Ndërsa mashkulli tradhëton të gjitha moshat dhe në të gjitha stinët, një grua është tërhequr për burra të tjerë sidomos në vitet 50-të të jetës së saj. Ndërsa kur flasim për kohën e plazhit, kjo vlen për të dyja kategoritë”, pohon Elena Sorrento, psikologe dhe , seksologe e cila ka realizuar studimin në fjalë.

Sipas saj, në verë orët e ditës janë më të mëdha dhe ndikojnë në disponimin seksual të njerëzve dhe ai që nuk ka dëshirë të jetë jashtë, i rriten mundësitë.

Përveç kësaj, pjesëmarrja në vende të hapura, sytë të hapur ndaj zbulimit të pjesëve të trupit stimulojnë edhe më shumë dëshirën. n.e/NOA

KOMENTE