Rripi I Gazës - Ashton Fillon Vizitën E Dytë Në Territoret Palestineze
GAZA, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton filloi sot në mëngjes një vizitë tjetër në Rripin e Gazës, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Gjatë kësaj vizite, e dyta brenda katër muajve, Ashton parashikon të njihet me pasojat e zbutjes së fundit të bllokadës izraelite të territorit të vogël palestinez të kontrolluar nga Hamasi.
Gjatë një takimi të zhvilluar dje në Ramallah, Cisjordani me kryeministrin palestinez Salam Fayyad, Ashton u shpreh për "hapjen e pikave të kalimit të territorit palestinez për banorët dhe për mallrat e konsumit në të dy drejtimet".
/I.Pu.