English

“Së shpejti grekët do të jenë më të lumtur”

Athinë, 18 Korrik 2010 NOA/Newsit - “Së shpejti grekët do të jenë më të lumtur”. Ky ka qenë mesazhi optimist i kryeministrit Jorgo Papandreu nga Poro, duke folur në përfundim të Simpoziumit të Simit.

“Jam shumë optimist dhe i bindur se Greqia do të jetë një nga vendet më me drejtësi, më e lumtur dhe njerëzit do të kenë më shumë harmoni”, - tha z.Papandreu.

Nëntë muajt e kaluar kemi arritur të pamundurën, tha kryeministri grek, për të shmangur falimentimin, por dhe për të treguar se Greqia është një vend me vlerë.

Duke iu referuar qeverisjes së vendit nga PASOK-u, Papandreu tha: “Ne kemi premtuar dhe premtojmë që sot të ndryshojmë shumë gjëra, por ajo që pamë ishte e pashembullt. Vendi ishte në prag të falimentimit dhe të rrënimit, ndërsa besueshmëria mungonte kudo. Megjithatë ne nuk hezitojmë të marrim përsipër përgjegjësitë tona dhe dhamë beteja në shumë vende për të ngritur Greqinë në këmbë dhe të vërtetojmë se Greqia është një vend me vlerë, është në gjendje të marri përgjegjësitë e saj dhe të ndreqi gabimet. Këtë e arritëm të gjithë së bashku, qeveria dhe populli grek”.

Një nga objektivat kryesore të qeverisë, është ndryshimi shembullor i vendit, tha kryeministri dhe shtoi se ky shembull, nuk do të thotë korrupsion, por transparencë e plotë.

Në përfundim të Simpoziumit foli edhe nobelisti ekonomist Zhozef Stiglic, i cili deklaroi i impresionuar nga mënyra se si Greqia ka përballuar krizën. Siç tha në fjalën e tij, me vendimet që ka marrë qeveria greke, nuk do të lejë krizën të kalojë thjesht, por do ta shikojë si rast, për të bërë ndryshimet e nevojshme për vendin.

Nobelisti theksoi gjithashtu se edhe ai vetë se nëse i kërkonin që të propozojë masa për të përballuar krizën, do të propozonte të njëjtat gjëra që ka nisur qeveria greke dhe do të fillonte me çështjet e demokracisë.

Ai theksoi luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjen për mbledhjen e taksave. Dha gjithashtu përshtypjet e tij të mira nga rezultatet e politikës financiare, të cilat i deklaroi ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu.

KOMENTE