English

Sejdiu Ngushellon Topin, Shpreh Pikellimin E Thelle E Solidaritetin E Plote Te Kosoves

PRISHTINË, 18 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen -Fushë Arrëz, duke theksuar pikëllimin e thellë dhe solidaritetin e plotë të kosovarëve, në ditë zie për të gjithë. "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz", thuhet në telegram. "Ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar", thekson në telegram Presidenti Sejdiu. Presidenti i Kosovës uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. /a.ke/
KOMENTE