English

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

RAPORTIMI I NOA, MINUTE PAS MINUTE

SHIKONI FOTOT TE GALERIA - FOTOT E REJA TE GALERIA

Tiranë, 18 Korrik, NOA – Shëndeti i të plagosurve nga tragjedia fatale e ditës së djeshme në aksin Fushë Arrës –Durrës, ka treguar shenja përmirësimi gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku Petrit Zhurda, shef i repartit të Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, i cili në një prononcim të tij për mediat mëngjesin e sotëm lidhur me situatën e të plagosurve që ndodhen në mjediset e këtij spitali, ka konfirmuar se ata paraqiten më mirë se dje dhe se po përmirësohen.

Por sipas tij, gjendja më kritike paraqitet për një fëmijë, konkretisht për 9-vjeçarin Erikson Peraj si edhe një burrë tjetër, të cilët kanë shfaqur dëmtime në mushkëri dha për këtë po mendohet që ata të transportohen drejt Sanatoriumit.

Kjo pasi, aty ata parashikohet që të marrin një ndihmë më të specializuar nga mjekët specialistë të aparatit të frymëmarrjes.

Aktualisht, në mjediset e Spitalit Ushtarak gjenden 10 të plagosur nga tragjedia e rëndë e ditës së djeshme ...(vijon).

n.e/NOA

Berisha te familja Marku: Të gjithë shqiptarët qajnë me ju

Ngushëllimet, drejt Fushë Arrëzit edhe disa deputetë

Krasniqi: Kosova ndan me ju, dhimbjen për aksidentin

Gjendja kritike e 9-vjeçarit, anulohet transportimi në Sanatorium

Tragjedia e rëndë, e pranishme dhe në mediat e huaja

Familja Mustafa, pushtohet nga zia për tre viktimat

Shefi i Reanimacionit: Shëndeti i të plagosurve, po përmirësohet

Aksidenti tragjik me 14 të vdekur, sot Shqipëria në zi kombëtare

KOMENTE