English

Shembet sërish një minierë në Kinë, 28 viktima

Hanceng, 18 Korrik, NOA – Nga Kina mbërrin sërish një lajm me shembje galerie të minierave, ku këtë radhë nga pasojat e saj konfirmohet shifra e 28 viktimave.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në një minierë karboni në veri-lindje të vendit, konkretisht në qytetin Hanceng, ku tuneli ka pësuar një shkarje të madhe dhe si pasojë e kësaj kanë vdekur një duzinë me minatorë.

Minierat kineze mbahen si më të rrezikshmet në botë, ku vetëm vitin e kaluar, autoritetet kineze pohuan se nga incidente të tilla, humbën jetën 2631 minatorë.

n.e/NOA

KOMENTE