English

Shkoder: Permiresohet Gjendja E Dy Te Plagosurve, Njeri Le Spitalin

SHKODËR, 18 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Gjendja e dy të plagosurve nga aksidenti i ndodhur dje pasdite në Gjegjan, që mbërritën mbrëmë me helikopter në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ka shkuar drejt permiresimit. Mjeku në repartin e urgjencës së spitalit, Bahri Çukaj tha sot për ATSH-në, se "falë përkujdesjes maksimale që u tregua ndaj tyre me të mbërritur në spital, sot kanë përmirësime të ndjeshme". Mjeku bëri të ditur se 10-vjeçari Ilir Prendi, banues në Mamurras u largua në orët e mëngjesit të sotëm nga spitali dhe është përcjellë për në familjen e tij. Prendi ishte duke udhëtuar në autobus së bashku me nënën, Marta, e cila si rezultat i plagëve të rënda, ka ndërruar jetë. Burimet zyrtare nga spitali bëjnë të ditur se edhe gjendja e 20-vjeçarit Gentjan Mici është e mirë dhe ai pritet që të lerë spitalin. /a.ke/
KOMENTE