English

Siri - Saad Hariri Fillon Një Vizitë Për Nënshkrimin E Marrëveshjeve Ekonomike

DAMASK, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri libanez Saad Hariri u takua sot në Damask me homologun sirian Mohamad Naji Otri për të biseduar lidhur me forcimin e marrëdhënieve siriano-libaneze dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike gjatë kësaj vizite, njoftoi agjencia zyrtare Sana. Sipas agjencisë siriane, dy politikanët kanë shprehur gjatë mbledhjes "prirjen e vendeve të tyre për të forcuar marrëdhëniet në kuadrin e traktatit të vëllazërisë i nënshkruar në vitin 1991 nga Libani dhe Siria që ka ushtruar një tutelë për rreth 30 vjet mbi Libanin. Disa marrëveshje ekonomike mes dy vendeve pritet të nënshkruhen gjatë ditës. Hariri, për të cilin është vizita e tretë në Siri që prej dhjetorit, do të takohet më tej me presidentin e Sirisë, Bashar al Asad. Në dhjetor të vitit 2009, në përfundim të vizitës së tij të parë në Damas, që prej vrasjes në Bejrut të babait të tij në shkurt të vitit 2005, ish-kryeministri Rafik Hariri, Saad Hariri është shprehur për marrëdhënie "të privilegjuara dhe të sinqerta" me Sirinë. Kampi i Haririt, i mbështetur nga Perëndimi dhe Arabia Saudite, fitoi zgjedhjet legjislative në Liban në qershor të vitit 2009, përballë kampit të drejtuar nga Hezbollahu shiit, i mbështetur nga Siria. /I.Pu.
KOMENTE