Tiranë, Gjendet Trupi I Pajetë I Një Shtetase
TIRANË, 18 Korrik / ATSH - M.Shkurta/ -Është gjetur orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Liqenit Artificial në kryeqytet, trupi i një gruaje, e moshës rreth të 50-ve.
Sipas burimeve të policsë së Tiranës ,viktima është e seksit femër, u gjet herët në mëngjes, në breg të Liqenit pranë amfiteatrit.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, si dhe identitetin e viktimës.
Po sot, në "Plazhin e Gjeneralit" në qytetin e Kavajës, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi, gjeneralitetet e të cilit ende nuk bëhen të ditura./a.gj/