English

Urgjent/ Vdes një kosovare në traget

Durrës, 18 korrik, NOA – Një grua kosovare ka humbur jetën në një traget të linjës Trieste-Durrës pra pak minutash, duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët e pranishëm në vendngjarje.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrëstt, të cilat nuk dinë të thonë ende se kush mund të ketë qenë shkaku i vërtetë që e ka shkaktuar këtë ngjarje të rëndë.

Por pista e parë që ata kanë ngritur është ajo e një ataku të mundshëm që mund ta ketë goditur gruan kosovare, duke e lënë të vdekur në vend, në tragetin i cili mbërriti në portin e Durrësit vetëm para pak minutash.

Ndërkaq, grupi hetimor i cili sapo ka mbërritur në vendngjarje është duke shqyrtuar të gjitha detajet rreth ngjarjes, dhe pohon paraprakisht se gruaja shoqërohej nga vajza e saj, por ende nuk jepen identitetet e tyre ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE