Roma, 18 korrik, NOA – Pagjumësia në kohë vape, nuk shkaktohet vetëm nga temperaturat e larta, por edhe nga ajo që kemi ngrënë në tryezë.
Këtë e pohon një studim i fundit, sipas të cilit, vapa gjatë natës që na prish gjumin, mund të shmanget nëse zgjedhim një tavolinë me bukë, makarona dhe oriz, por edhe, qepë, hudhër dhe djathë të freskët, vezë të ziera, qumësht të ngrohtë apo fruta të freskëta të ëmbla si pjeshka dhe nektarina, të cilat i japin ndihmë për të pushuar trupit dhe për të të "kapur" gjumi.
Ndërkaq, ushqimet me shumë piper dhe kripë, por edhe të skuqurat, të konservuarat etj, janë armiqtë e vërtetë të gjumit në kohë vape.
Por vëmendje duhet t’i kushtohet edhe kafes apo pijeve alkoolike që shpesh shoqërojnë mbrëmjet e gjata të verës, të cilat janë konsideruar si një rrezik për gjumin.
Për këtë arsye, një manual i ushqimit të verës, i botuar së fundmi, parashikon si të dobishme për të pajtuar një gjumë të mirë dhe për të shmangur pagjumësinë, shmangien e çokollatës, kakaos, kafes dhe çajit, si dhe pijet që shkaktojnë gjumë me cilësi të dobët apo zgjim herët në mëngjes.
n.e/NOA