Tiranë, 18 Korrik, NOA – Vapa e madhe do të jetë sunduese edhe gjatë ditës së sotme, ku vendi do të përfshihet sërish nga temperaturat e larta, të cilat nuk do të jenë më pak se 35 gradë celsius në të gjitha zonat e tij.
Kjo, edhe pse në pjesën verilindore apo juglindore të vendit, por edhe pak në atë qendrore, do të ketë reshje të buta shiu.
Ndërkaq, metereologët bëjnë me dije se moti i nxehtë dhe përvëlues do të vijojë edhe për disa ditë të javës së ardhshme, duke përbërë kështu situatën më të nxehtë të krijuar gjatë kësaj stine.
Sipas tyre, përllogaritet që temperaturat më të larta në qytetet kryesore për ditën e sotme të jenë Tirana 34 gradë C, Durrësi gjithashtu 34 gradë C, Shkodra 32 gradë C, Vlora 30 gradë C, Kukësi 33 gradë C, Elbasani 34 gradë C, Korça 28 gradë C dhe Gjirokastra 30 gradë C.
Ndërsa dje është shënuar dita më e nxehtë e vitit ku temperaturat arritën pikun me 37 gradë C.
n.e/NOA