English

Vasili : Vasili : Ekipet Shendetesore Ne Gatishmeri 24 Ore Për Tu Ardhur Ne Ndihme Te Plagosurve

Ë, 18 Korrik /ATSH - I.Semi / -Ekipi mjekësor i Spitalit Ushtarak ka vënë nën kontroll gjendjen e të plagosurve të aksidentit të Fushë- Arrëzit. Pas vizitës që ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, bëri të djelën në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen 12 të plagosurit e aksidentit të djeshëm të Fushë - Arrëzit, Vasili u shpreh për ATSH-në se "ashtu sikurse edhe në rastet e tjera të Emergjencave ,situata shëndetësore e krijuar që nga e mbasditja e së shtunës, është nën kontroll dhe po përballohet me sukses nga ekpi mjekësor "Aktualisht kemi një mekanizëm të stabilizuar për përballimin e situatave të krijuara në shëndetësisi në rastet e Emergjencave Civile", u shpreh Vasili. I pyetur në se është e rëndësishme të ngrihet një Task Forcë për rastet e emergjencës , Vasili tha se "aktualisht ne kemi një menkanizëm të stabilizuar "Alerti", i cili , rastin e djeshëm, dhe në shumë raste të mëparëshme, ka funksionuar më së miri." Falë këtij sistemi i cili aktivizohet menjëherë, u mobilizuan të gjitha strukturat Rajonale të Shëndetësisë, si ajo e Shkodrës , Lezhës,Pukës, Tiranës si dhe është mbajtur në gadishmëri transportin mjekësor, tha kreu i ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Vasilit, e rëndësishme në këto raste traumash, është të fitohet kohë. "Nëse nuk do të të ishim moblizuar në kohë, do të ishte e vështirë të shpëtohej jeta e të plagosurve të tjerë". Në spitalin ushtarak të Tiranës, deri në mbrëmjen e së shtunës, kanë ardhur 13 të plagosur , prej të cilëve humbën jetën rrugës për në spital dy pasagjerë, ndërsa drejtuesi i autobuzit humbi jetën pas mbërritjes. Nga dhjetë të plagosurit e tjerë, dy prej tyre iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikal,dy fëmijë, njëri me dëmtime të pulmonit , ndërsa vajza ka pasur dëmtime në pjesën e barkut, si dhe konfuzione të kokës, gjoksitm, dhe ekstremitetet. Pjesa tjetër e të plagosurve janë me dëmtime dhe fraktura ekstremitetesh, por gjendjae tyre paraqitet në të gjithë parametrat jashtë rrezikut për jetën. Ekpi mjeksor i spitalit po bën maksimumin për të shpëtuar jetën e të plagosurve. Dy nga fëmijët të plagosur pasditen e së shtunës në aksidentin e Fushë Arrëzit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak. Burime nga spitali Ushtarak theksojnë se njëri prej fëmijëve ndodhet në gjendje më të rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta, veçanërisht në mushkëri./m.sh//a.gj/
KOMENTE