English

Vrasje në Laprakë të Tiranës

Tiranë, 18 Korrik 2010 NOA Update – Një vrasje me armë zjarri ndodhi para pak minutash në lagjen Laprakë të Tiranës, i bënë të ditur agjencisë NOA, burime jozyrtare policore.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal-bilardo që ndodhet në këtë zonë, pranë rrugës "Don Bosko", sipas te dhenave paraprake.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të zbardhin rrethanat e krimit.

Nga te dhenat e para behet fjale per vdekjen e nje djali rreth 20-vjeçar, i cili eshte qelluar me nje plumb ne koke.

Dyshimet e para bien mbi nje djale te ri i cili aludohet te kete qelluar viktimen, ne kushtet e gjaknxehtesise mbi nje konflikt qe mendohet te jete prishja e fejeses mes te vrarit dhe motres se te dyshuarit, thane burimet policore.

r.n/NOA Vijon...

KOMENTE